Kampionët e Ballkanit në boks, Shpetim dhe Bashkim Bajoku synojnë fitore evropiane e olimpike

15:10 | 1 Gusht 2021 | Kasim Gerbeshi

Boksi si njëri ndër sportet i cili në një kohë ka qenë mjaft i popullarizuar në Kosovë, tashmë është duke frymëzuar përsëri në vendin tonë.

Duke pasur parasysh se Kosova ka pasur gjithmonë boksier të suksesshëm ndër vite, gjeneratat e reja janë duke e dëshmuar veten se kanë forcë dhe talent për këtë sport.

Bëhet fjalë për vëllezërit Bajoku të cilët në kategori të ndryshme janë shpallur kampion të Ballkanit, Shpetimi dhe Bashkim Bajoku janë ndër boksierët më të mirë shqiptarë për momentin.

Cilët janë ushtrimet që i bëjnë, çfarë ushqime konsumojnë, cilat janë rregullat strikte të cilat kampionët i përmbahen, dhe në sa ora fillojnë stërvitjet do të i mësojmë në vijim.
Ora e mëngjesit për vëllezërit fillon me disa nxehje ushtrime dhe vrapim të lehtë, afër shtëpisë së tyre në Bardhosh të Prishtinës.

Pas ushtrimeve të mëngjesit, vazhduam drejt klubit te boksit “Gollaku”, ku kampionet aktual të Ballkanit kryen stërvitjet e tyre, të shoqëruar nga trajneri Besim Brahimi.

Trajneri Besim Brahimi na ka treguar kohëzgjatjen e stërvitjeve, ku shihet qartë së për të qenë një boksier i suksesshëm siç janë vëllezërit Bajoku duhet punë dhe përkushtim i madh.

Po ashtu Trajneri ka bërë me dije meqet e ardhshme të Shpetimit dhe Bashkimit.

Besim Brahimi ka thënë se vëllezërit qysh nga fëmijëria e tyre e hershme kanë qenë aktiv në sportin e boksit. Brahimi ka besim të madh se ndër vite vëllezërit do t’i sjellin Kosovës medalje të tjera Ballkanike Evropiane dhe po ashtu Olimpike.

Stërvitjet e shumta dhe bluza të djersitura janë pikërisht çelësi i arritshmërisë së sukseseve.

Shpetimi ka 67 fitore 23 Barazime dhe 13 humbje.

Kurse Bashkimi është vëllai i vogël i familjes ka 53 fitore dhe 3 humbje.

Gjatë skories sonë, Shpetimi na ka treguar se cila është njëra ndër kriteret për të qenë një boksier i suksesshëm.

Po ashtu na ka treguar edhe për ushtrimet të cilët ju përmbahen rregullisht gjatë kohës së stërvitjeve.

Ne i urojmë suksese të mëtutjeshme vëllezërve në ndeshjet e tyre të ardhshme duke na bërë krenarë të gjithë popullin kosovarë./KasimGërbeshi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara