Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se në komunën që drejton vetëm 5 raste janë aktivë të prekur me koronavirus
Kastrati është shprehur se 42 raste janë shëruar përfshirë edhe vetë atë.
“Në komunën e Kamenicës kemi pasur 47 raste pozitive, 42 janë shëruar përfshirë mua kurse 5 persona janë aktivë edhe më tutje”, ka thënë Kastrati.
Ai tha se nga pesë rastet aktive në Kamenicë, tre nga ta janë pjesë të policisë, KEDS’it dhe komunës.
“Nga pesë rastet aktive, një është zyrtar i komunës, një tjetër është zyrtar i KEDS’it dhe një zyrtar i policisë. Në komunën tonë kemi pasur edhe një 80 vjeçar të shëruar”, është shprehur Kastrati./GazetaExpress/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...