Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi është pritur në takim në Tiranë nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Me anë të një postimi në Facebook, Kamberi ka thënë se bashkëpunimi i Luginës me Shqipërinë ofron garanci në avancimin dhe realizimin e të drejtave kolektive, përcjell Arbresh.info
“Linja e veçantë buxhetore për Luginën e Preshevës paraqet domosdoshmëri për mirëqenien e qytetarëve të komunave tona ndërsa koordinimi dhe bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë ofron garanci në avancimin dhe realizimin e të drejtave tona kolektive”, ka shkruar Kamberi.
“Kënaqësi të takoja sot në Tiranë, Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë , znj. Elisa Spiropali, me të cilën bashkëbiseduam për çështjet e lartëpërmendura. Përparimi i Shqipërisë në rrugën evropiane është mundësi për përparimin e shqiptarëve gjithëandej”, thuhet në postimin e Kamberit./Arbresh.info
Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj
Lladrovci: Ashtu siç besova në çlirimin e Kosovës, ashtu bes...
Samiti IV i Diasporës Shqiptare mbahet në Tiranë, Rama fton ...
Ndeshja Kosovë-Turqi, Peci: Kombëtarja do të arrijë rezultat...
Një hap larg Botërorit: FFK kërkon mbështetjen e çdo zemre s...
Kompania kosovare me 20 mijë euro shpërblim për lojtarin që ...