Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se kanë mbajtur një takim shumë të rëndësishëm në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës për të trajtuar çështjen e diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve, veçanërisht në Luginë.
Në një postim në Facebook, Kamberi tha se kërkuan përmbushjen e të drejtave themelore të shqiptarëve në Luginë, duke përfshirë integrimin e tyre në shoqëri dhe strukturat institucionale e publike, shkruan Arbresh.info.
“Po ashtu, insistuam në implementimin e marrëveshjeve të cilat i ka nënshkruar Beogradi me përfaqësuesit institucional e politik të Luginës së Preshevës dhe vendosjen e simetrisë për të garantuar të drejtat e shqiptarëve”, ka shkruar ai.
“Faleminderit për përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Këshillit Kombëtar Shqiptarë sikurse edhe Flora Ferati-Sachsenmaierdhe të gjithë të përfshirët në këtë nismë të rëndësishme”, shtoi Kamberi.
Deputeti shqiptar bëri të ditur se takime mbajti edhe në Ëashington, Neë York e Bruksel./Arbresh.info/
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thirrje qytetarëve: Shmangn...
Zbulohet një sistem i ri diellor
Mbillen mbi 100 karanfila mbi urën e Ibrit
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...