Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Shqipërisë, Shaip Kamberi është takuar ambasadorin e Republikës së Kosovës në Uashington, Ilir Dugolli.
Në këtë takim është diskutuar për të mirëkoordinuar veprimet tona dhe për t’i dhënë një shtytje edhe më të fuqishme në Capitol Hill çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, shkruan Arbresh.info.
“Koordinimi i ngushtë institucional dhe angazhimi i përbashkët janë çelësi që zëri i shqiptarëve të Luginës të jetë i pranishëm dhe i dëgjueshëm në qendrat vendimmarrëse amerikane.”, ka shkruar ai.
“Përmes këtij bashkëpunimi strategjik, forcojmë mbështetjen ndërkombëtare dhe avancojmë me vendosmëri kauzën tonë. Puna vazhdon.”, ka shkruar Kamberi./Arbresh.info/
“Mervan Bejtullahu në skenë sërish për Dukagjinin”, Prishtin...
Raportohet se vajza që dyshohet se e kreu aktin e rëndë në P...
Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizreni...
Llapi ankohet sërish në referim, por kësaj radhe “pranon hum...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët