Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kalimit ilegal të kufirit, në zonën kufitare Dobrosin-Stublinë.
Në automjetin që është ndaluar nga policia janë hasur katër të dyshuar, dy meshkuj dhe dy femra, shtetas të Serbisë.
“Zona kufitare Dobrosin-Stublinë 02.04.2025-14:20. Nga njësiti policor është ndaluar një automjet me targa të Serbisë, në të cilin gjendeshin katër të dyshuar, dy meshkuj dhe dy femra, shtetas të Serbisë, pasi që kanë kaluar ilegalisht kufirin”, thuhet në raportin 24 orësh.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
FSK forcon radhët, kryen trajnime për snajperë dhe liderë lu...
Osmani zyrtarizon kandidimin e mikut të saj të studimeve
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...