Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në Kamenicë në të cilin ishin dy persona të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.
Sipas njoftimit, të dyshuarit janë dërguar me procedurë të shpejtë në gjykatë, shkruan Arbresh.info.
Rasti ka ndodhur dje në ora 14:00.
“KALIM ILEGAL I KUFIRIT Kamenicë / 16.04.2025 – 14:00. Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në të cilin ishin dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës nga Serbia. Pas inicimit të rastit të dyshuarit janë dërguar me procedurë të shpejtë në gjykatë.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!