Ka kaluar në parim projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka falënderuar anëtarët e Komisionit për Legjislaciont, të cilët ministrja paraqiti para tyre projektligjin, përcjell Arbresh.info.
“Sot, përpara anëtarëve të Komisionit për Legjislacion prezantova projektligjin për Byronë me fokus ndryshimet që ndërlidhen me adresimin e gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, siç janë retroaktiviteti, periudha e verifikimit, komisioni mbikëqyrës dhe ndarja e pushteteve”, thuhet në postimin e Haxhiut në Facebook.
“I falenderoj anëtarët e Komisionit për diskutimet dhe votimin e këtij projektligji të rëndësishëm që ka për qëllim ndjekjen e pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve”, shkroi Haxhiu./Arbresh.info
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...