Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

14:46 | 8 Prill 2026
E.K

Dy anije tregtare kanë kaluar për herë të parë nëpër Ngushticën strategjike të Hormuzit që prej kur Irani pranoi të rihapte kanalin si pjesë e marrëveshjes për armëpushimit, sipas monitoruesit të trafikut detar MarineTraffic.

Sipas të dhënave të publikuara në rrjetin social X, e para që kaloi ishte anija me flamur grek, “NJ Earth”, e cila kaloi ngushticën në orën 08:44 UTC. Më herët, në 06:59 UTC, anija nën flamurin liberian Daytona Beach kishte përfunduar transitin pas nisjes nga porti i Bandar Abbas në 05:28 UTC.

Kjo u bë e mundur pasi palët ranë dakord të ndalojnë përkohësisht luftime dhe të krijojnë kushte për lundrim detar të sigurt.

Vëzhguesit detarë raportojnë se dy anije tashmë kaluan përmes Hormuzit që nga rivendosja e lundrimit nën armëpushim, një shenjë se trafiku po nis të rifillojë, edhe pse jo në nivele normale.

Ndërsa disa anije të tjera ishin kaluar edhe më parë në mënyra të kufizuara, këto lëvizje tani shënojnë një rindërtim të ngadalshëm të kalimeve tregtare.

“Qindra anije mbeten në rajon, përfshirë 426 tankerë, 34 anije LPG dhe 19 anije LNG, shumë prej të cilave ishin në mënyrë efektive të bllokuara gjatë ndërprerjes”, tha Marine Traffic në një postim në rrjetet sociale.

Rihapja e Hormuzit është e rëndësishme sepse përmes tij kalon një pjesë e madhe e tregtisë botërore me naftë dhe gaz. Çdo lëvizje në këtë rajon ka ndikim të drejtpërdrejtë në çmimet globale të energjisë dhe furnizimin me naftë.

Disa vende, përfshirë Koreja e Jugut, po përpiqen të sigurojnë lirimin dhe kalimin e anijeve të tyre të bllokuara, duke shfrytëzuar këtë “dritare” të armëpushimit.

Shpërndaje në rrjete sociale