Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Mirjeta Kalludra përmes profilit të saj në Facebook, ka treguar se degës së LDK-së në Klinë i është shtuar edhe një numër i të rinjve.
Kalludra është shprehur e entuziazmuar nga ky interesim i madh i të rinjve nga Klina të cilët në vazhdimësi po shprehin vullnetin e tyre për t’u anëtarësuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Infokusi.com
Në degën e LDK-së në Klinë është anëtarësuar edhe Arb Manaj, futbollist i Kombëtares shqiptare U-19. /Infokusi.com/
Më poshtë njoftimi i plotë i Mirjeta Kalludrës:
Lidhja Demokratike e Kosovës
Dega në Klinë
Interesim i madh i të rinjve për t’u anëtarësuar në LDK- Dega në Klinë
Të rinjtë e anëtarësuar u pritën nga nënkryetari Ahmet Krasniqi, Arben Limani si dhe nga kryesia e FR, Adnan Bekaj e Neritan Manaj.
Anëtarët e rinjë Arb Manaj e Muzli Sahiti.
Arb Manaj – është futbollist i Kombëtares shqiptare U-19.
Vazhdojmë….


Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...