Kurti kishte dorëzuar kallëzim penal kundër policisë në lidhje me arrestimin e tij më 12 tetor.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar për KALLXO.com, se lënda e kallëzimit penal të Albin Kurtit ndaj Policisë së Kosovës i është ndarë një prokurori pranë kësaj prokurorie.
Ish-kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, më 21 tetor të këtij viti kishte dorëzuar një kallëzim penal kundër Policisë së Kosovës për mënyrën se si ishte arrestuar nga forcat e rendit më 12 tetor.
Kurti në kallëzim pretendon se ishte ndaluar në mënyrë të jashtëligjshme, ndërsa sipas kallëzimit, policia gjatë arrestimit të ish-liderit të “Vetëvendosjes” ka kryer privim të kundërligjshëm të lirisë dhe keqpërdorim të detyrës, ose autoritetit zyrtar.
KALLXO.com e ndoqi minutë pas minute arrestimin e Kurtit më 12 tetor.
Kurti aktualisht ndodhet në paraburgim, opasi u arrestua më 28 nëntor nën dyshimet për aktivizim të gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit.
Sot “Vetëvendosja” paralajmëroi dërgimin e 80 kallëzimeve penale në Pallatin e Drejtësisë në lidhje me ndërhyrjen e policisë në selinë e këtij subjekti për ta arrestuar Albin Kurtin.
Kurti pas votimit: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve,...
Kurti voton në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve të dalin ...
Voton kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një fe...
Nën ndikimin e alkoolit, arrestohet e dyshuara për keqtrajti...
DnV: Procesi i votimit ka nisur kryesisht pa probleme