Ish- kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, e cila pritet të konfirmohet në pozitën e shefes së diplomacisë së BE-së nga Parlamenti Evropian, ka arritur në Bruksel.
Me anë të një postimi në “X”, Kallas bëri të ditur se ndodhet në Bruksel dhe mezi pres t’i takojë kolegët e rinj në shërbimin diplomatik.
“Javët e ardhshme do të jenë plot me takime dhe informime…”, ka shkruar ajo.
Arritjen e saj e ka komentuar profesori që njeh mirë Ballkanin, Daniel Serwer.
“BE-ja mund t’i bëjë vetes shumë mirë duke braktisur politikën e dështuar të qetësimit të Beogradit dhe në vend të kësaj duke ripërtërirë angazhimin e saj ndaj të drejtave individuale të njeriut, si dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Serwer. /Arbresh.info/
The EU could do itself a lot of good by abandoning the failed policy of appeasing Belgrade and instead renewing its commitment to individual human rights as well as the sovereignty and territorial integrity of all the Western Balkan states. https://t.co/HEfY9kqS6O
— peacefare.net (@DanielSerwer) August 27, 2024
Arrestohet në Prizren 37-vjeçari i kërkuar për vrasje, ishte...
Aksion inspektimi në pikat e karburantit, monitorohen çmimet...
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë