Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka publikuar kalendarin e vitit shkollor 2023/2024 për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në vend.
Referuar kalendarit shkollor, gjysmëvjetori i parë do të përfundoj më 12 janar, ndërkaq nxënësit do të jenë në pushim dimëror, që nga 15 janari i këtij viti deri më 23 janar (më 24 janar do të rinis mësimi).
Gjithashtu, në kalendar figuron dhe pushimi pranveror për nxënësit të cilët do të pushojnë nga data 08.04.2024 deri më 12.04.2024 (mësimi rinis më 15 prill).
Ndërsa, më 16 maj do të përfundojë mësimi për klasën e 12-të-maturantët, e më 6 qershor do të përfundojë mësimi për klasën 9, 10 dhe 11.
Për parafillorët nga klasa e parë deri në të tetën përfundimi i vitit mësimor do të jetë më 24 qershor 2024.
Ndërkaq, në kalendar janë të parapara edhe festat zyrtare./Arbresh.info/
Gjesti i madh i Yildiz: Ylli turk harroi festën dhe vrapoi p...
Trump: Po ecim shkëlqyeshëm në luftën me Iranin, konfliktit ...
Studentët serb protestojnë dhe përballën me policinë
Masat policore ndaj shoferëve që përdorën telefonin gjatë ng...
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...