Gazetari Vehbi Kajtazi, duke i elaboruar arsyet e kërkimit të rinumërimit në Prishtinë dhe Prizren, ka theksuar se rinumërimi i konvenon më së shumti Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Kajtazi në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka ofruar argumentet e saja se pse duhet të bëhen rinumërimi i votave dhe nuk ka përdorur diskurs agresiv.
“LDK-ja ka dhënë argumentet e veta, duke i përmendur disa qendra të votimit, ku janë gjetur qindra fletëvotime të zbrazta”, ka shtuar Kajtazi.
Sipas tij, nuk është e rastësishme që PDK-ja të shtyjë më së shumti përpara rinumërimin e votave në Prishtinë, duke shtuar se përmes kësaj partia e Veselit do ta arsyetonte rinumërimin në Prizren.
Ai mendon se përmes rinumërimit të votave, tentohet të ngjallet reagimi i VV-së, dhe mospranimi i rezultateve nga ana e kësaj partie, e që sipas tij, do të krijonte një krizë në vend.
“E, siç e dimë, krizat më së tepërmi i konvenojnë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e veçanërisht krizat i konvenojnë atij kur e kemi afër ngritjen e aktakuzave të para të Gjykatës Speciale”.
Fitorja historike e “Dardanëve”, Agim Ademi: Kosova nuk dorë...
Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë bllokohet për kamionë shkaku i borë...
Kosova dhe Ballkani mbeten prioritet strategjik për NATO-n
Presidenti i Iranit: Mbështetja e Putin na frymëzon në këtë ...
E premtja sjell përkeqësim të motit: reshje në gjithë vendin...
Gjimshiti: Nuk e meritonim këtë rezultat, shpresoj që të na ...