Mosgjykimi dhe mosdënimi i sulmuesve dhe kërcënuesve të gazetarëve, është ndër shtytësit që ende në Kosovë vazhdon të ketë një numër të madh të sulmeve ndaj gazetarëve.
Kështu ka thënë kryeredaktori i Insajder, Vehbi Kajtazi i cili ka kërkuar nga organet përgjegjëse që tu ofrohet siguri gazetarëve në Kosovë.
“Mediat ne Kosovë janë duke bërë punë të mirë. Përderisa janë duke punuar mirë ndodhin sulme e kërcënime të cilat janë të lidhura me partitë politike, me Qeverinë e Pushtetin. Derisa jam atakuar fizikisht nuk e kam kuptuar shumë se na jemi të ekspozuar ndaj rreziku tejet të madh. Fakti se sulmuesit sot të sulmojnë në mes të rrugës dëshmon se ata nuk po i frikësohen më askujt, as shtetit, as policisë e as Prokurorisë. Asgjë nuk kemi kërkuar më shumë sesa me na ofru sigurinë”, tha Kajtazi gjatë një paneli diskutimi me gazetarë, përfaqësues të organeve të zbatimit të ligjit dhe prokurorisë për të shënuar Ditën ndërkombëtare për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve, të organizuar nga OSBE, shkruan arbresh.info.
Kajtazi për sulmet ndaj gazetarëve ua ka hedhur fajin partive politike, Qeverisë dhe Pushtetit.
“Siguria e mjaftueshme ndaj gazetarëve nuk do të ndodh asnjëherë përderisa partitë politike vazhdojnë t’i mbajnë afër vetes sulmuesit”, ka thënë Kajtazi.
Ai u ka bërë thirrje Qeverisë dhe partive politike që të heqin dorë nga presioni ndaj gazetarëve./arbresh.info/
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...