
Attachment Details
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila pak ditë më parë ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, përmes të cilën kërkon interpretim kushtetues mbi procedurat dhe zvarritjen për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Kadrijaj ka thënë se presin nga Gjykata që lënda të trajtohet me seriozitet dhe të vendoset një afat kohë për konstituimin e Kuvendit, ashtu siç është e përcaktuar edhe për formimin e qeverisë.
“Kur e kam dorëzuar kërkesën në Gjykatën Kushtetuese, kam kërkuar të trajtohet me urgjencë lënda për shkak të bllokadës politike. Ndoshta është një rast unik që Gjykata mundet me i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje, edhe për punën e trajtimit apo kohëzgjatjes se sa një parti politike ka të drejtë ta shfrytëzojë të drejtën e kandidimit të një kandidati edhe nëse nuk i merr votat, sepse mundet në pafundësi të bëjë bllokada të tilla. Kryeparlamentari votohet me një marrëveshje politike, me një koalicion politik. Asnjëherë nuk ka ndodh që kryetarin e Kuvendit ta votojnë partitë e tjera, që nuk kanë një marrëveshje politike. Kjo se çfarë po kërkon LVV-ja nuk ka sens. Nuk e kemi obligim ne me votu asnjë kandidat. Por, megjithatë ne e kemi dhënë një alternativë për hir të Kosovës dhe jo të LVV-së që të dalim nga bllokada politike. Shpresojmë që Gjykata Kushtetuese shpejt të kthejë një përgjigje. Por, shpresojmë se do t’i trajtojë me seriozitet çështjet ku kemi ngelë. Nuk i gjykoj vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse ne i respektojmë, por ndoshta ta precizojë një afat kohor sikurse është për formimin e qeverisë” tha Kadrijaj për RTV21.
Deputetja Kadrijaj ka kritikuar edhe udhëheqësin e seancës konstituive, Avni Dehari.
“Ne kemi filluar një proces me votim të hapur, tash po kërkohet të kalohet në një proces të mbyllur, kjo po mendoj se është një lojë e LVV-së, sepse edhe po të votohet ai komision, ne si deputetë nuk do të marrim pjesë fare në votim dhe prapë rezultati do te jetë i njëjtë. Kjo është një lojë që po e përdor LVV-ja. Por edhe nëse votohet kryeparlamentari, LVV-ja do të bëhet lojë edhe me zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit”, theksoi ajo.
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohen shkronjat “UÇK” mbi Gurin e Shpum në Kaçanik, polic...
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...