Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, nuk është pajtuar me vendimin e Ministrisë së Arsimit që t’i subvencionojë prindërit për blerjen e teksteve shkollore për nxënësit.
Ajo ka reaguar përmes një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Sipas saj, ky vendim po e rëndon buxhetin familjar të prindërve, që kanë më shumë se një fëmijë.
“Kjo qeveri kur është në pyetje interesi i qytetarëve nuk ka vendimmarrje dhe vonohen në vendime, kështu ata edhe më shume po e komplikojnë jetën e qytetarëve. Po sa efikase dhe sa e sigurt është që kush aplikon në platformën e-Kosova a do funksionoj dhe a do rimbursohen mjetet, apo ky është një mashtrim i radhës për blerje te kohës që ndoshta prindërit asnjëherë nuk do i marrin këto mjete”, ka shkruar ajo.
Në platformën online të Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, është hapur më 25 gusht linku ku prindërit mund të aplikojnë për sigurimin e të hollave për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët e tyre./Arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...