Përderisa partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV)dhe partia e dytë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ende nuk kanë bërë një marrëveshje për formimin e qeverisë së re, qeveria në largim në krye me Ramush Haradinaj, po vazhdon të merr vendime në lidhje me investimet, shpenzimet e të cilëve arrijnë shifrën milionëshe.
Megjithatë, këto veprime të qeverisë Haradinaj nuk po shihen si antiligjore.
Njohës i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadrijaj në një përgjigje të dhënë për arbresh.info për shpenzimin e parasë publike ka fajësuar LDK-në dhe LVV-në për mos formimin e qeverisë së re ngase sipas kjo po e lejon qeverinë Haradinaj të merr vendime të tilla.
“Po te shkonin proceset mbas mbajtjes se zgjedhjeve me 6 tetor do të ishte udhëhequr me vendimet e marra nga qeveria e re por meqë prolongimi i certifikimit te rezultateve si dhe ambiciet për ndarje te pushtetit ne mes te LDK së dhe LVV-se po e thellojnë edhe me shumë vakumin institucional. Ne ketë rast pa marr parasysh qe qeveria dhe kryeministri ne detyrë nuk ka mandat së paku moral por sidoqoftë administrata dhe funksionimi i shtetit nuk duhet te jetë pre pazareve politike ne mes te LDK-se dhe LVV-se kështu që qeveria po i kryen detyrat e veta qe edhe marrja e vendimeve është diçka jetike për funksionimin e proceseve zhvillimorë ne vend si ne nivel qendror dhe lokal. “, tha Kadrijaj
Ndryshe, në mbledhjen e fundit të qeverisë në largim janë marrë disa vendime, ku shpenzimet buxhetore kishin arritur shifrën milionshe./arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...