I pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar sot Xhavit Hazirin, si figurë të madhe të lëvizjes kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, transmeton Indeksonline.
Veseli ka theksuar se Xhaviti ka lënë shenja të pashlyeshme në rrugën e lirisë.
Ky është postimi i plotë:
Sot përkujtojmë Xhavit Hazirin, figurë e madhe e lëvizjes sonë kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Guximtar dhe i palodhur, organizator dhe ideator i lëvizjes, Xhaviti la shenja të pashlyeshme në rrugën tonë të gjatë dhe të mundimshme të lirisë. Në mendjen dhe zemrën time, tek bashkëveprimtarët e shumtë që e njohën e punuan me të dhe në memorien e kombit, i paharrueshëm do të qëndroj përgjithmonë kujtimi dhe nderimi për të.

Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...