Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës nga ora 08:30 kanë nisur një mbledhje në selinë qendrore, raporton arbresh.info.
Deputetë të tillë si Flora Brovina, Blerta Deliu-Kodra, Bekim Haxhiu-Kamishi e Andin Hoti janë parë duke hyrë në zyrat e PDK-së, sikurse edhe kreu i tyre, Kadri Veseli.
Një ditë më parë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj kishte paralajmëruar se edhe të enjten mund të mos kemi kryesinë e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë një burim i portalit “arbresh.info” deklaroi se PAN do të merrte pjesë në vazhdimin e seancës themeltare. Sipas të njëjtit burim, në seancë mund të kërkohet që të shtyhet data për votimin e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve, apo konkretisht zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit.
Pika e vetme e rendit të ditës së seancës së sotme do të jetë: Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit/arbresh.info/

Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...