Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë sot homazhe tek pllaka përkujtimore e të pagjeturve në oborrin e Kuvendit.
Veseli tha se nuk ka amnisti e as falje për krimet serbe të kryera në Kosovë. Në Ditën e të Pagjeturve, ai ka kërkuar që Kuvendi ta votojë iniciativën e tij për formimin e Tribunalit për krimet serbe.
“Ky simbol prapa nesh që simbolizon dhembjen e njerëzve tanë, do shpagim. Serbia duhet të përgjigjet për krimet që ka kryer, përmes një Tribunali që kam iniciuar. Kosova e ka për obligim të kërkoj përgjigje”, tha Veseli.
“Kuvendi tashmë do duhej ta votonte Tribunalin që e kam iniciuar në legjislaturën e kaluar, që është drejtpërdrejt te shteti serb. Nuk ka amnisti, nuk ka falje, ka veç përgjigje të Serbisë për krimet që i ka kryer. Nuk ka as pranim as nënshtrim, por vetëm përgjigje për krimet që i ka kryer”, ka thënë Veseli.

Rifillimi i punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”, MKRS: Komuna m...
Përvjetori i rënies, Haradinaj: Yll Morina ndër luftëtarët m...
Përmbytje e rëndë në Kenia, 62 viktima nga reshjet e dendura
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...