Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi në një intervistë për Telegrafi.com, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend dhe raportin e saj me subjektin që i takon dhe udhëheqësit e kësaj partie.
Mosvotimi i Qeverisë Hoti nga ana e saj, i ka kushtuar me “ngrirje” të raporteve me partinë të cilën i takon e udhëheqës i së cilës është Ramush Haradinaj.
Kadaj-Bujupi ka bërë të ditur se që nga mosvotimi i Qeverisë nuk ka pasur komunikim me krerët e partisë.
“Raportet e mia me Aleancën subjektin tim politik janë të mira, jam në kontakt të vazhdueshëm me aktivistë, degë, nëndegë me struktura. Ndërkaq me nivelin qendror me krerët e partisë nuk kam pasur komunikim që nga mosvotimi im për Qeverinë Hoti”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Ajo ka shtuar se edhe pse vazhdon të jetë sekretare organizative e partisë, nuk është duke u ftuar në takimet e degëve të AAK-së që kanë filluar të mbahen këto ditë.
Tutje ajo thekson se edhe në disa mbledhje të kryesisë nuk ka qenë e ftuar.
1 mijë e 300 fëmijë marrin pjesë në “Vrapimin Olimpik” në Pr...
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier