Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi ka thënë se Qeveria e Kosovës po përpiqet ti kontrabandojë në Kuvend dy marrëveshjet jo kushtetuese që i nënshkroi në Bruksel.
Ajo në emisionin “Info Box” në TV Dukagjini ka thënë se çështja e ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi më shumë po duket një përpjeke e kësaj qeverie që të legjitimoj veprimin e saj jo kushtetues madje edhe me çmimin e faljes së tokave.
Kadaj-Bujupi ka shtuar po ashtu se do të vazhdojnë të kundërshtojnë këto dy marrëveshje, duke thënë se kësaj radhe rezistenca do të jetë më e fuqishme dhe e pakompromis.
“Kundërshtimet do të jenë edhe më të fuqishme se në tetë muajt e fundit. Do të ketë aksione dhe protesta do të jetë një rezistencë e madhe në Kuvend. I thërrasim edhe partitë e tjera edhe qytetarët që të jenë pjesë e kësaj rezistence”, ka thënë Kadaj-Bujupi.
Ajo ka shtuar se Vetëvendosje në ditët në vijim do të jetë e pakompromis në shfrytëzimin e të gjitha mjeteve për të ndaluar kontrbandimin e këtyre marrëveshjeve./Telegrafi/
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...
Kishte hipur sipër veturës një person, gjobitet me 150 euro ...
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, policia nis ...
Policia ndalon një veturë me mallra të kontrabanduara në Ban...