Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka folur për reduktimet e energjisë elektrike në të gjitha komunat e vendit.
Kadaj-Bujupi, gjatë një paraqitjeje në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, i ka cilësuar të pavërteta pohimet e Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS) se s’ka ndërprerje të rrymës.
“Qytetarët po kërkojnë të ndërmerren masa, po kërkojnë përkrahje nga shteti”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi.
Ajo ka thënë se ndaljet e rrymës në vend po ndodhin “pa asnjë shpjegim”.
Deputetja e AAK’së ka theksuar se reduktimet kanë nisur në të gjitha komunat, në ditën kur Kosova ka rritur në 100 për qind taksën për produktet nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina.
“Kemi kërkuar shpjegime zyrtare, se çfarë po ndodh”, është shprehur Kadaj-Bujupi.
“Kemi marrë informatë të saktë se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) po prodhon energji si çdo herë”, ka theksuar deputetja.
Madje, ajo ka thënë se KEK’u ka rritur prodhimin e rrymës, pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj, “por KEDS’i, si furnizues, është duke e ndërprerë”.
“Këtu ka vend për hetim”, ka vlerësuar Kadaj-Bujupi. Sipas saj, “kjo ndërprerje e rrymës nuk po ndodh rastësisht në këtë fazë”.
E pyetur nëse reduktimet mund të jenë sabotim nga KEDS’i, ajo është përgjigjur: “Dyshojmë se është”. /express/
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/725287417840796/
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...