Deputetja Donika Kadaj-Bujupi ka folur për pozitën e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Thotë se ‘de fakto’ është përjashtuar nga AAK.
“Unë jam rikthy në Aleancë për me vazhduar. Kam telashe, dmth është njëfarë përjashtimi “de fakto” të cilën ma kanë bo në Aleancë”, tha ajo në emisionin “Natën me Fatmir Spahiun” në RTK.
“‘de fakto’ unë ka pesë-gjashtë muaj që unë nuk jam thirr në asnjë takim”, shpjegon ajo duke theksuar se mes saj dhe partisë së Ramush Haradinajt ekziston një hendek.
Por a do të bashkohet ajo me iniciativën që po e krijon Vjosa Osmani.
“Unë Vjosen e kam shoqe moti dhe s’flasim për oferta”, thotë Kadaj-Bujupi.
“Gratë nuk bëjnë marrëveshje kështu përmes ofertave e pozitave”, shton ajo.
“Nëse është një projekt shumë i mirë, ajo është tjetër çka. Sigurisht që kisha dashtë me pa gra në udhëheqje të partive politike. Nuk e kemi biseduar asnjëherë. Nuk e kam mendu’, theksoi Kadaj-Bujupi.
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”