Donika Kadaj-Bujupi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pas deklarateve të nënkryetares së LDK-së, Hykmete Bajrami në lidhje më të parën e vendit.
Në një postim në Facebook, Kadaj-Bujupi ka thënë se nuk ka asnjë kuptim që një deputete e Kuvendit të mos ketë asnjë problem me Listën Serbe, por ta sulmoj publikisht presidenten e Republikës, pa asnjë motiv racional, shkruan Arbresh.info.
“Çfarë dëmi i ka bërë Kosovës Presidentja? Asnjë. Përkundrazi, ajo punon çdo ditë pa u ndalur për ta forcuar shtetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”, ka thënë ndër të tjera ajo.
Kujtojmë se deputetja e LDK-së ka deklaruar se nuk ka vend për Osmanin në këtë subjekt, pasi, sipas saj, ajo është fajtore për rënien e madhe të LDK-së në vitin 2021.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...