Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, i ka lëshuar një incizim të Avdullah Hotit kur fliste kundër nismës së Mini-Shengenit duke e quajtur atë një ide e ‘mini-jugosllavëve’.
Kadaj derisa e akuzonte për ndryshim të fjalëve tha se pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë e dëmton atë në shumë fusha.
“Marrëveshjet e Mini-Shengenit lindin kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për unionin doganor dhe ideja për unionin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi. Marrëveshjet e tilla çojnë në një situatë kur tatimet në kufij, tatimet doganore do t’i mbledhin në pjesën më të madhe Serbia për Kosovën, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, sepse kemi kufirin më të gjatë me të”.
Po ashtu, ajo tha se politika e Mini-Shengenit i largon vendet e Ballkanit Përendimor nga vendet europiane dhe i çon në strofullin euro-aziatik të dominuar nga Rusia.
“Kosova nuk kufizohet me asnjë nga vendet anëtare të BE-së, prandaj me këtë marrëveshje sovraniteti do iu kalonte vendeve fqinje sepse siç dihet Shengeni nënkupton politika për kalimin e lirë të kufijve pa kontroll dhe kjo do të vlente edhe për Mini-Shengenin e Serbisë dhe të përkrahësve të saj”.
Ajo po ashtu ka lexuar edhe fjalimin e kryetarit të LDK-së Isa Msutafa kur kundërshtonte fuqishëm idenë e Mini-Shengenit, për të cilin tha se ishte pajtuar plotësisht.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1394535434084237/
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...