Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, nuk pret ndonjë ndikim pozitiv tek konsumatori nga ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës.
“Do të duhej të ishte mirë që të ndikojë, por duke parë se të gjitha ligjet varen nga politika, unë shumë pak, ose hiq nuk pres asgjë, nga Ligji i ri i konkurrencës”, thotë Kaçaniku.
Edhe për zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit ai shprehet skeptik, derisa shton se ka ligje edhe nuk zbatohen fare.
“Të drejtat e konsumatorit mbrohen në proporcion të drejtë me nivelin e vëllimin e zbatueshmërisë së ligjeve. Nëse e kemi parasysh faktin se zbatueshmëria e ligjeve të Kosovës është akoma nën 40% atëherë mund të themi që mesatarja është nën 40% ndërsa ka ligje që nuk zbatohen fare”, tha ai.
Sipas tij, Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit duhet të zbatohet 100% dhe në kuadër të saj Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ta fillojë ta njohë qytetarin konsumator në familjen konsumatorë, që të jenë taksa pagues dhe gjenerues kryesor të buxhetit nga financohen ato.
Për më shumë gjeni intervistën e plotë të realizuar nga gazetarja e portalit arbresh.info, Fjolla Bajraktari:
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...