Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se kanë ndarë 10 miijë euro për ndihmë ndaj Shqipërisë, pas pasojave që la tërmeti, shkruan Gazeta Express.
Në një mbledhje të rregullt të Kuvendit Komunal, u bë e ditur se kanë votuar për ndarjen e këtyre mjeteve.
“Fillimisht grupi parlamentar nga lëvizja Vetëvendosje kërkoi që të futet në rend dite mundësia e ndarjes së mjeteve financiare për ndihmë shtetit të Shqipërisë, pas tërmetit. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, shprehu edhe njëherë ngushëllimet për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre nga kjo fatkeqësi natyrore, si dhe falënderoi qytetarët e Kaçanikut të cilët në mënyrë masive iu kanë përgjigjur aksionit vullnetarë për dhurimin e ndihmave në forma të ndryshme. Kryetari Ilazi tha se ditë më parë, në konsultim edhe me Kryesuesin e Kuvendit dhe drejtorinë e Financave janë shikuar mundësitë e ndihmës financiare nga Komuna e Kaçanikut për ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri. Kryetari shtoi se për shkak të specifikave të fundi vitit që paraqiten në realizim të buxhetit, Komuna e Kaçanikut planifikon të ndajë 10 mijë euro nga buxheti i saj në ndihmë Shqipërisë. Ky propozim njëzëri u përkrahë nga të gjithë anëtarët e Kuvendit, të cilët ngushëlluan familjet e viktimave, si dhe uruan që vendi sa me shpejtë të rimëkëmbet”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...