Në rrugën “Rexhep Luci”, ku prej muajsh po zhvillohen punimet për rregullimin e kësaj pjese të kryeqytetit, banorët kanë raportuar se kabllot elektrike janë vendosur gabimisht në një gropë të dedikuar për mbjelljen e drunjve.
Lidhur me këtë çështje, nga Drejtoria e Investimeve Kapitale kanë theksuar se bëhet fjalë për ndërhyrje të zakonshme gjatë procesit të punës.
“Në sheshin në rrugën ‘Rexhep Luci’ aktualisht janë duke u kryer punime përgatitore dhe gjatë këtij procesi është vërejtur nevoja që të dislokohet një pjesë e gypit kabllor. Këto ndërhyrje janë teknike dhe të zakonshme në faza të tilla të punimeve dhe do të zgjidhen brenda ditës pa ndikuar në dinamikën e projektit”, thuhet në përgjigjen me shkrim të kësaj drejtorie për RTKlive.
Komuna e Prishtinës nuk ka dhënë një datë të saktë për finalizimin e punimeve, të cilat kanë nisur para nëntë muajsh. “Punimet do të vazhdojnë sipas planit dhe për inaugurimin e plotë të sheshit do të njoftoheni me kohë përmes kanaleve zyrtare të Komunës së Prishtinës”, theksohet tutje në përgjigjen e komunës.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kishte deklaruar në nisje të punimeve se kjo rrugë do të shndërrohej në një hapësirë më të sigurt e funksionale, me më shumë drunj, materiale prej guri dhe një lidhje të re me pjesën e sipërme të sheshit. Atëherë ishte premtuar që punimet do të përfundonin për 120 ditë.
Moti sot me diell në Kosovë
Trump pranon armëpushim dyjavësh me Iranin
Kanye Westit i ndalohet udhëtimin drejt Mbretërisë së Bashku...
Juela eliminohet nga Big Brother VIP Albania 5 më pak se dy ...
Keni rezistencë ndaj insulinës? Këto ushqime ju ndihmojnë ta...
Bogujevci takoi të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën amerikane