Zëvëndëskryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se sot i gjithë kabineti qeveritar do të takohen në Sharr, për të diskutuar Programin Qeverisës 2020-2023.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit.
“Sot, në takim pune në Sharr me gjithë kabinetin qeveritar, diskutojmë Programin Qeverisës 2020-2023. Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuar masat që do të ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdes social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqesinë, diplomaci të fortë, kujdes për mërgatën tonë e çështje tjera”, ka shkruar Hoti.

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...