Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme me dy vota kundër dhe një abstenim ka miratuar edhe shqyrtimin e Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2019-2021
Ministri i Financave Bedri Hamza tha se paranë publike për tri vitet e ardhshme do ta shpenzojnë në tri fushat prioritare që janë arsimi, punësimi dhe shëndetësia. Sipas Hamzës rritja ekonomike për vitin 2019 pritet të jetë 5 për qind ndërsa dy vitet tjera deri në 5.3, përcjell arbresh.info.
Ai tha se shpenzimet e projektuara pritet të shënojnë ngritje të vazhdueshme.
I interesuar të dijë se a është përfshirë autostrada e Dukagjinit në këtë kornizë ishte kryeminiatri Ramush Haradinaj.
“A është e përfshirë Autostrada e Dukagjinit”, ka thënë ai.
Ministri i Arsimit Shyqyri Bytyqi ka dhënë kritika për planifikimin e shpenzimeve për tre vitet e ardhshme. Ai ka thënë se me këtë planifikim arsimi prioritet mbetet vetëm në teori. Sipas tij me këtë planifikim nuk ka mundësi për projekte të reja./arbresh.info
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...