Gjatë javës që po lëmë pas, Prizrenit i janë shtuar edhe 69 banorë. Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” gjatë kësaj periudhe, krahasuar me javën paraprake janë regjistruar shtatë raste të lindjeve.
Numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë femërore, por shifrat nuk kanë dallim të madh, pasi vetëm një prinë kundrejt djemve, numri i të cilëve është 34 sosh.
Gjatë javës që po e lëmë është regjistruar një lindje gemellare (binjak), ndërsa të porsalindurit janë djalë e vajzë.
Derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite apo jave, si dhe largimet apo lëvizjet e qytetarëve /GazetaePrizrenit/
Eksploziv në kufirin Serbi-Hungari
Trump për operacionin e shpëtimit: Shpëtuam pilotin në pikë ...
Lëvizja e guximshme e Delta Force amerikane në Iran: Avionët...
Trump: Asnjë amerikan nuk u vra në operacionin për shpëtimin...
Vushtrria humb lidershipin, Dinamo në krye të Ligës së Parë
Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër