Lideri i LDP-së, Çedomir Jovanoviq ka thënë se serbët në Kosovë janë peng të Beogradit dhe se deputetët e Listës Serbe janë ekspoziturë e politikës beogradase.
“Na nevojiten serbët në Kosovë, na nevojiten shqiptarët e Kosovës, janë të nevojshëm për shoqërinë kosovare. Fatkeqësisht, ata janë peng të Beogradit, kështu kanë qenë gjithnjë. Edhe Perëndimi kështu sillet, dhe këtë gjithmonë ua them”, ka thënë Jovanoviq i cili ka qëndruar të premten në Prishtinës.
Ai vlerëson se shoqëria kosovare nuk ka jetë normale ashtu siç i duhet.
“Nuk ka përfaqësues të serbëve, të cilët, kur shkojnë në parlament, marrin për obligim që të kujdesën për njerëzit që i kanë votuar. Ata aty janë si ‘deputetët me qira’ të cilët mendojnë për Beogradin, e jo për serbët në Kosovë dhe shpesh ato interesa nuk janë të njëjtë. Për këtë veriu i Kosovës është aq i palumtur”, ka thënë Jovanoviq, transmeton lajmi.net.
Ai e ka përsëritur qëndrimin se Serbia tregimin e saj tragjik si shtet në Kosovë e ka përmbyllur në vitin 1999.
Siç thotë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk e ka të lehtë sot, sepse duhet të paguaj çmimin për të gjitha gabimet.
“Por kur merresh me politikë në Serbi, atëherë duhesh të jesh gati për atë. Ai mundësinë e tij duhet ta kërkojë së bashku me të gjithë neve në atë ardhmërinë ndryshe të cilën mund ta arrijmë dhe duhet ta arrijmë”, thotë ai.
I pyetur se a pret që Serbia, kur bëhet fjalë për Kosovën, të merr ndonjë vendim përfundimtar deri në fund të vitit dhe se a do të jetë Vuçiq ai i cili këtë do t’ua thotë serbëve, Jovanoviq përgjigjet:
“Të gjithë e dinë atë. Dhe të gjithë e dinë se aty më nuk ka hapësirë për manovrim. Në të kundërtën, Koshtunica edhe sot do të ishte kryeministër… Vuçiq është lider i vendit tim dhe nëse ai nuk ka forcë që ta thotë të vërtetën, kush tjetër duhet ta thotë atë?”, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, problemi është diçka tjetër – Vuçiq mund ta marr vendimin, por dikush duhet të jetojë me atë vendim, duhet ta kuptojë, të shfrytëzojë mundësitë që ajo i hapë.
“Neve nuk na duhen marrëdhënie me Kosovën me të cilat ne vetëm do t’i ndërronim istikamet. Nuk na duhet neve Kosova e cila do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, e ne më pas me Kosovën të jemi në një përplasje pesë, 10 apo 15 vjeçare”, thotë lideri liberal demokrat.
Haradinaj: Presidentja e ka respektuar Kushtetutën dhe e ka ...
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit