Të gjitha partitë që po bojkotojnë Parlamentin në Serbi, në të kaluarën kanë qenë në pushtet, ndërkaq unë jo, ka thënë lideri i liberalëve serbë, Çedomir Jovanoviq.
“Ne nuk do të pranojmë bojkotin e parlamentit për arsye të thjeshtë, sepse prapa kësaj kërkesë qëndrojnë Gjilasi dhe Jeremiqi. Partia ime do të jetë në Parlament, sepse jemi të përkushtuar të luftojmë për Serbinë që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe përkrahim arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Jovanoviq kohë më parë ka qenë në Kosovë dhe ai është politikani i vetëm i Serbisë që pranon pavarësinë e Kosovës. /Express/
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...