Profesori amerikan, Edward Joseph ka komentuar sërish zhvillimet në veri të Kosovës.
Në një intervistë për redaksinë në gjuhën anglezë të “Al Jazeera” ai ka thënë se tensionet në Ballkan zgjidhen me njohjen e Kosovës nga katër shtete të BE-së, që janë edhe anëtare të NATO-s.
Po ashtu Joseph ka thënë se nëse Ukraina e njeh Kosovën do të ishte katalizator.
“E gjithë rrëmuja e Ballkanit, duke përfshirë krizat e njëpasnjëshme në veri të Kosovës, përfundojnë me njohjen e Kosovës nga 4 shtetet mosnjohëse të NATO-s. Njohja nga Ukraina mund të jetë katalizator”, ka përmbledhur Joseph intervistën e tij përmes një postimi në Twitter.
Profesori edhe gjatë ditës ka analizuar tensionet në këtë pjesë të Kosovës.
Ai e ka quajtur të nxituar deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit për të dënuar veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri
Joseph thotë se dy gjëra mund të jenë të vërteta: Vuçiq mund të jetë i keq dhe Kurti i papërgjegjshëm, por që sipas tij “fajin e ka Beogradi: Regjimi kriminal në veri sabotoi zgjedhjet e 23 prillit, vazhdoi bojkotin e institucioneve të Kosovës dhe përmbysi në mënyrë flagrante Marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme të Ohrit”.
Ai ka kujtuar edhe lidhjet e Serbisë me Rusinë.
The entire #Balkans morass, including successive crises in north of #Kosovo, ends when 4 @NATO countries recognize Kosovo. #Ukraine can be catalyst.
Thank you @AJEnglish for the interview. https://t.co/i4UpbsiSO9— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) May 27, 2023
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...