Këshilltari amerikan për siguri kombëtare, John Bolton, ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin mosmarrëveshjet. Tensionet mes dy vendeve janë rritur në javën e kaluar, kur qeveria kosovare mori vendim për taksë 100 për qind ndaj produkteve serbe.
Bolton postoi një shkrim në Twitter, ku tha: “Tash është koha që Kosova dhe Serbia ta arrijnë marrëveshjen. SHBA-ja është e gatshme që t’iu ndihmojë të dyja palëve për ta arritur këtë qëllim historik.” Këto fjalë ai i publikoi pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në anën tjetër, presidenti i Kosovës tha se marrëveshja me Serbinë do t’i ndihmonte përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO, BE dhe Kombet e Bashkuara. “Ekziston një mundësi historike në dialog, e cila nuk duhet të humbet nga asnjëra palë”, shkroi ai në Twitter.
Vendimi i qeverisë kosovare për taksë 100 për qind për produketet serbe solli dorëheqjen e kryetarëve të komunave të veriut dhe mbajtjen e disa protestave nga serbët. Takimi i Thaçit me Boltonin ndodhi vetëm një ditë pasi ai u takua edhe me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, shkruan “Evropa e Lirë”,
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...