Anëtari i kryesisë së Listës Serbe dhe ministri për Komunitetet për Kthim në dorëheqje, Dalibor Jevtiq, ka thënë se nuk ka asnjë ndryshim të barrierave ndaj zbulimit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
“Kjo është shqetësuese. Me kalimin e kohës, mund të mos dëgjojmë më informacione rreth kësaj çështje. Fillimisht isha optimist se do të kishte përgjigje për pyetjen, se kush dhe pse u vra Oliver Ivanoviq, mirëpo tani jam i bindur se kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Jevtiq.
Ai shtoi se është e rëndësishme që, para së gjithash, familja e Ivanoviqit të marrë një përgjigje për këtë pyetje, shkruan blici serb.
Kujtojmë, se Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut. /Lajmi.net
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente