Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka thënë se Partia Përparimtare Serbe në Kosovë, pa asnjë dilemë mbështetë kandidaturën e Aleksandër Vuçiç për president të Serbisë.
Jevtiq ka thënë se thelbësore për serbët e Kosovës është paqja, gjë që siç tha ai, Vuqiq e ka avokuar për ta, shkruajnë mediat serbe, transmeton arbresh.info.
Ai ka shtuar se vetëm Vuqiq garanton zgjidhjen e problemeve të serbëve në Kosovë.
Jevtiq ka folur edhe në lidhje me formimin e Asociacionit duke thënë se kjo duhet të jetë arsyeja për një takim të radhës mes niveleve të larta të të dyja palëve, Beogradit dhe Prishtinës.
Ndërkaq sa i përket formimit të ushtrisë së Kosovës, ministri serb ka thënë se serbët e Kosovës duan të flasin për probleme më të rëndësishme sesa formimi i ushtrisë./Arbresh.info.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...