Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka deklaruar sonte se rezultatet e pushtetit në çështjen e Kosovës janë humbëse.
Ai ka thënë se ato kanë sjellë një nga një gjërat dhe se nuk ka pasur negociata për asgjë.
Jeremiq, ish-ministër i Jashtëm i Serbisë, ka thënë se në vitin e ardhshëm pushteti në Serbi do ta marrë për nënshkrim marrëveshjen për normalizim të gjithanshëm, në të cilën do të gjendet paragrafi i cili Kosovës do t’ia mundësojë anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përcjell FoNet.
Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për qëndrimin detyrues që Serbia dhe Kosova nuk do ta pengojnë njëra –tjetrën në institucionet ndërkombëtare dhe kjo e shpie Kosovën drejtpërdrejt në ulëse të OKB-së.
Sipas fjalëve të Jeremiqit, kjo është e para herë që në marrëdhëniet ndërkombëtare gjërat të implementohen derisa të mos bisedohet për të gjitha gjërat.
Jeremiq ka theksuar se ka njohuri që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, palës amerikane ia ka paraqitur idenë për ndarje të Kosovës, e cila, sipas tij, doemos nuk është zgjidhja më e keqe, porse kjo, ka thënë ai, është bërë në mënyrë joprofesionale, pa përgatitje dhe në nivel joadekuat.
Bashkimi për finalen e dytë radhazi, Bora për të parën në hi...
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...
Marrëveshja për Agjencinë e re Kombëtare të Shërbimeve, Rama...
Besnik Tahiri: Qeveria në dorëheqje po tejkalon kompetencat,...