Flutur Mustafa ka dhënë dorëheqje nga posti i Shefes së Kabinetit të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
Në postimin e saj, Mustafa tha se ka vendosur të largohet për të ndjekur sfida të reja në përputhje me zhvillimin e saj personal dhe profesional.
Postimi i plotë:
Pas një angazhimi intenziv 4 vjecar fillimisht si Këshilltare Politike dhe Zëdhënëse e pastaj edhe si Shefe e Kabinetit në Ministrinë e Bujqësisë, para Ministrit në detyrë Faton Peci, sot kam paraqitur dorëheqjen time.
Që nga dita e parë, kam dhënë maksimumin tim që këtë detyrë ta kryej me përkushtim të plotë, ndershmëri dhe krenari, bazuar në kërkesat e eprorit tim. Kam dhënë më të mirën time, dhe njëkohësisht kam mësuar më shumë nga ç’mund ta përfytyroja, përvojë kjo e cila më ka rritur si profesionalisht ashtu edhe në aspektin njerëzor.
E kam marrë këtë vendim me bindjen se tani është momenti për të hapur një faqe të re në jetën time, në përputhje me zhvillimin tim personal dhe qëllimet e mia për të ardhmen.
Faleminderit Ministrit në detyrë, z. Faton Peci, për besimin, bashkëpunimin dhe mundësinë, për t’i shërbyer Kosovës.
Një falenderim i shkon gjithashtu stafit të Kabinetit dhe gjithë zyrtarëve të MBPZHR-së për rrugëtimin e përbashkët e mbështetjen gjatë gjithë kësaj kohe.
Kjo nuk është një shkëputje lamtumirëse sepse bashkë do të shihemi në arena të tjera, ku kontributi për Kosovën mbetet parësor!/Arbresh.info
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...