Faton Thaçi, zëvendësministër në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Burimet e Indeksonline kanë thënë se Thaçi është larguar nga kjo pozitë mirëpo nuk dihet se ku dhe kur do të nis punën e re.
Indeksonline ka kontaktuar me Thaçin, mirëpo i njëjti ka mohuar të këtë marr një vendim të tillë.
“Jo, jo, keni informata të gabuara. Unë zyrtarisht ende jam zv/ministër. Në të ardhmen mund të lëvizi në një post tjetër politik, mirëpo aktualisht jam zv/ministër”, ka thënë Thaçi.
Ndryshe Thaçi ka qenë i emëruar në këtë pozitë nga Nisma Socialdemokrate ndërsa në të kaluarën ka punuar në Postën e Kosovës.

“E paplotë dhe e mangët në mesazh”, LDK arsyetohet pse nuk v...
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...
Rasti spiunazhit ndaj zyrtares së OSBE-së, Apeli shpall prov...