Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.
“Nënkryetari i Komunës, Naim Ferati dha dorëheqjen, i përkushtohet avancimit profesional. Numri dy i Ferizajt, Naim Ferati i cili që nga viti 2007, mbajti poste publike në qeveritë lokale, dikur drejtor jashtëzakonisht i suksesshëm i kulturës, rinisë dhe sportit e në Qeverinë Aliu numri i dytë i saj, deklaroi sot dorëheqjen nga kjo pozitë, me qëllim të përkushtimit e avancimit të mëtejmë profesional”, ka shkruar ai në Facebook.
Aliu ka falënderuar Feratin për shërbimin e tij në Komunën e Ferizajt.
“Falënderues për kohën e shërbimit, qasjen kreative e efektive për menaxhimin me segmente e sektorë të administratës komunale ndaj tij”.
Ai tha se figura politike e nënkryetarit Ferati, paraqet një vlerë të shtuar për politikën ferizajase.
I pari i Ferizajt ka theksuar se Naim Ferati do të ushtroj detyrat e domosdoshme deri në plotësimin e pozitës vakante, që pritet të ndodh ditëve në vijim.
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...