Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL/UÇK), Hysni Gucati sot feston ditëlindjen.
Ky është viti i tretë me radhë, që Gucati feston ditëlindjen larg më të dashurve pasi gjendet në qendrën e paraburgimit në Hagë, bashkë me Nasim Haradinajn dhe disa bashkëluftëtarë tjerë.
Ditëlindjen Gucatit ia kanë uruar familjarët dhe miqtë e tij nga distanca, duke i uruar shëndet.
Djali i tij, Musli Gucati e ka uruar duke e cilësuar si njeri shembull për familjen e po ashtu edhe për atdheun.
“Sot po e feston ditëlindjen e tretë me radhë larg familjes, mund të vjedhin ca nga koha jote por asnjëherë jeten dhe vitet e tua, asnjëherë lirinë që ti e ndjen në zemer e në mendje.
Je shembull dhe motiv për përkushtimin ndaj familjes dhe atdheut, uroj që këtë vit bashkë me çlirimtarët e tjerë të ktheheni në atdheun tuaj”, shkruan ai në “Facebook”./Arbresh.info/
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos