Kryeministri Isa Mustafa, i shoqëruar me ministrat Hoti dhe Abrashi kanë pritur sot në takim kryetarin e komisionit për veteranë,Agim Çekun, ku janë marrë vesh që javën e ardhshme do të punohet për finalizimin e udhëzimit administrativ për skemën e pensioneve dhe benificioneve për kategoritë e dala nga lufta
Kryeministri Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministrat Avdullah Hoti, Imet Rrahmani dhe Arban Abrashi, ka pritur të mërkurën në takim Agim Çekun, kryetar i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Gjatë takimit, u bisedua për procesin e verifikimit të statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të luftës së UÇK-së.
Në takim, u bë e ditur se gjatë kësaj jave do të punohet intensivisht për finalizimin e Udhëzimit Administrativ për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ për Procedurat e Aplikimit në Skemën e Pensioneve dhe Beneficioneve të Përcaktuara në Ligjin për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të Tyre, si dhe për përcaktimin e shumës dhe aspekteve tjera financiare që lidhen me pagesat për këto kategori.
Me këtë rast, u bë e ditur se javën e ardhshme do të merret vendimi përfundimtar për hapjen e procedurave të aplikimit në skemën e pensioneve dhe beneficioneve të përcaktuara me ligj, si dhe për pagesat përkatëse.
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...
LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit shqiptoi mbi 4 mijë e 600 ...