Javën e ardhshme në Kosovë pritet të qëndrojnë ekspertë nga Korporata Ndërkombëtare e Financave dhe Zhvillimit në SHBA dhe Banka e Eksport Importit.
Këto dy korporata ditë më parë kanë nënshkruar letrat e interesit për të ndihmuar financimin e “Autostradës së Paqes” që do të lidhë Prishtinën me Nishin.
Menjëherë më pas për këtë e kanë informuar ministrin e Infrastrukturës Arban Abrashi.
Ministri Abrashi bënë të ditur se përveç autostradës do të diskutohet edhe për hekurudhën.
Shpreson se ndërtimi i autostradës do të nis shumë shpejt. Ndërsa thotë se Kosova do të përfitojë nga këto projekte.
Në marrëveshjen e 4 Shtatorit në Uashington ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është parashikuar edhe ndërtimi i autostradës Prishtinë – Nish dhe hekurudhës që e lidh Kosovën me Serbinë. Këto dy projekte po cilësohen si simbol i marrëdhënieve Kosovë-Serbi./RTVKlan/
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Ministria e Andin Hotit merr vendimin e parë
Tërmeti me magnitudë 6.0 godet Italinë jugore, epiqendra pra...
Zhduket një grua në Ferizaj
Irani: Bllokimi në Ngushticën e Hormuzit do të vazhdojë deri...
Tentim vrasje në Skenderaj, i dyshuari në arrati