Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për motin që do të mbizotërojë gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë.
Fushat me presion të lartë. të cilat kanë përfshirë gadishullin Ballkanik, do të jenë të qëndrueshme gjatë kësaj periudhe, transmeton Koha.net. Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat më të theksuar do të jenë ditën e parë të javës.
Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të mbetet e lartë, mbi vlerat e normales. Ndërsa lagështia relative e ajrit në mëngjes do të lëviz ndërmjet 92-95%, gjatë ditës do të zbresë nga 50-47%. Nëpër ultësira do të ketë kushte për mjegull, kurse do të fryjë erë në drejtime të ndryshme me shpejtësi 1-4m/s.
Në fundjavë priten kushte tjera meteorologjike, erëra, vranësira të dendura , ulje të theksuara në fushat barike dhe kushte për reshje.
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...
Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten
Zbulohet lokali me lojëra fati në Shkodër, një i arrestuar d...
Raportohet për vrasjen e shefit të marinës iraniane, që qënd...
Abdixhiku kërkon hetim për faturimin e rrymës: Kur shteti dë...
Naim Murseli: Në morg për ta parë trupin e Liridonës shkova ...