Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e Batalionit 1-133 të Gardës Kombëtare të Ajovës, Nënkolonel Matthew Parrino, i cili është duke zhvilluar një aktivitet bilateral në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Parrino do të vëzhgojë nga afër përgatitjet e Kompanisë A të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë për zbarkim në JRTC (Joint Readiness Training Center) në SHBA.
“Njëkohësisht ekipi nga Garda e Ajovës së bashku me ekipin e FSK-së do të bëjë validimin e togut pas realizimit të detyrave përkatëse’, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Sipas tyre, në këtë takim u diskutua edhe mundësia e avancimit të bashkëpunimit në nivel taktik dhe operacional me Gardën Kombëtare të Ajovës.
Njëkohësisht Komandanri i FSK-së ka kërkuar nga Parrino që përkushtimi të jetë i lartë në ngritjen standardeve të validimit njëjtë sikur në njësitë e Ushtrisë Amerikane.
“Në fund të takimit Gjeneral Jashari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në nivele të ndryshme me Gardën Kombëtare të Ajovës dhe përkushtimin nga ana e FSK-së për të shërbyer krah për krah me trupat amerikane”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar