Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur oficerët të cilët e përfunduan me sukses kursin për Ranger në ShBA.
Jashari theksoi rëndësinë e veçantë të këtij trajnimi, i cili sipas tij, njihet si një ndër kurset më sfiduese ushtarake dhe taktike, teksa tha se ky trajnim avancon ndjeshëm nivelin e përgatitjes dhe gatishmërisë operacionale të trupës së oficerëve të FSK-së.
“Që nga viti 2023, pjesëtarët tanë kanë shënuar arritje të konsiderueshme: fillimisht, Kapiten Ylli Dalladaku u bë oficeri i parë i FSK-së që e përfundoi me sukses këtë kurs. Në vitin 2024, të njëjtin sukses e arriti edhe Toger Egzon Elshani”.
“Veçanërisht domethënëse është arritja e këtij viti, ku Toger Vesa Ibrahimi bëhet oficerja e parë nga radhët e FSK-së që e përfundon këtë kurs, duke qenë njëkohësisht edhe një nga të paktat pjesëtare femra ndërkombëtare që kanë përfunduar me sukses një nga kurset më sfiduese të ushtrisë amerikane”, thuhet në njoftim.
Tutje, Jashari suksesin e arritur të oficerëve të FSK-së e cilësoi si dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të pjesëtarëve të Forcës në trajnimet ndërkombëtare.
“Ai theksoi rëndësinë e shpërndarjes së përvojës dhe aftësive të fituara me pjesëtarët tjerë të FSK-së, në funksion të forcimit të kapaciteteve të përgjithshme të forcës”, thuhet në njoftim.
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë
Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim prej më ...
Alaudini: Pak e trishtë që një popull është aq i apasionuar ...