Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka përmbyllur vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim të rëndësishëm në Qendrën e Trajnimit të Përbashkët për Gatishmëri (JRTC) në Ft. Johnson, Louisiana.
Gjatë vizitës, Gjenerallejtënant Jashari është pritur nga Komandanti i JRTC, Gjeneral Brigade Jason A. Curl, i cili e informoi për performancën e lartë të pjesëtarëve të FSK-së gjatë rotacionit të trajnimit 25-08 për gatishmëri dhe dislokim.
Gjenerali Curl vlerësoi lartë profesionalizmin e trupave të Kosovës, krahasuar me partnerët amerikanë, dhe theksoi suksesin e përgatitjeve për këtë rotacion.
Jashari falënderoi Gjeneral Curl për mbështetjen e vazhdueshme që ofron qendra për trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Fillimisht Komandanti i kësaj qendre Gjeneral Brigade Curl e njoftoi Gjeneral Jasharin për performancën e dalluar të pjesëtarëve të FSK-së krahas trupave partnere amerikane, si dhe vlerësimet e larta nga stafi i kësaj qendre për trajnimit përgatitor për dislokim të këtij rotacioni. Ndërsa në anën tjetër Gjeneral Jashari e falenderoi Gjeneral Brigade Curl për mbështetjen e ofruar për trajnimin e trupave tonë dhe vlerësoi lartë nivelin e trajnimit që ofron kjo qendër.
Gjithashtu Gjeneral Jashari vizitoi edhe poligonet dhe hapësirat e ndryshme të trajnimeve, ku u njoh nga afër me mundësitë dhe kapacitetet që ofron kjo qendër në trajnimin dhe përgatitjen e trupave për gatishmëri dhe dislokim”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...